10 Janar 2025

Clinton me mbi 2 milionë vota më tepër se Donald Trump

Washington, 24 nëntor - Demokratja Hillary Clinton ka marrë më tepër se 2 milionë vota më tepër se Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili arriti të sigurojë fitoren e Shtëpisë së Bardhë, duke marrë shuimcën e votave elektorale.

Ndërsa vazhdon numërimi i votave në disa shtete, deri të mërkurën avantazhi i zonjës Clinton është 2 milionë e 17,563 vota, një shifër që mund të rritet, ngaqë jo të gjitha votat janë numëruar në shtetet që ajo fitoi, sidomos në Kaliforni, shteti më i madh në brigjet amerikane të Paqësorit.

Por sado e madhe që të jetë shifra e votave popullore që ka fituar zonja Clinton, kjo nuk e ndryshon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit.

Clinton bëhet kështu kandidatja e 6-të presidenciale në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe e dyta në 16 vitet e fundit, që fiton votën popullore, por humbet zgjedhjet, për shkak të sistemit të Kolegjit Elektoral, që sipas Kushtetutës amerikane, përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

Kandidati fitues duhet të ketë siguruar 270 prej 538 votve elektorale. Kur të ketë përfunduar numërimi i të gjitha votave Donald Trump mendohet se do të ketë 306 vota elektorale dhe Hillary Clinton 232.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)