25 Dhjetor 2024

Clinton e Ahtisari, fushat për njohjen e Kosovës

Prishtinë, 9 maj - Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe nobelisti finlandez Martti Ahtisaari kanë pranuar ftesën e autoriteteve të Prishtinës për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa për punën e iniciativës së forcuar diplomatike me këtë qëllim janë mbledhur 10 milionë dollarë.

Sipas gazetës “Blic”, e cila citon në burime të Ministrisë së Jashtme të Serbisë kjo shumë paraqet dhjetë fish më shumë nga shuma që ndan Serbia. Beogradi zyrtar po ndjek me kujdes të madh aksionin e ri lobues të Prishtinës, sepse shtimi i dukshëm i njohjeve “do të ndikonte keq në atmosferën politike në të cilën po zhvillohet procesi negociues”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, vlerësin se periudha deri në fund të shtatorit, deri kur do të dominojë një numër i madh i takimeve multilaterale në të cilat marrin pjesë shumica e vendeve islamike dhe afrikane që nuk e kanë njohur ende Kosovën, do të jetë kritik për Serbinë.

Mediat kosovare kanë publikuar ditët e kaluara se Prishtina është në rrugë të finalizimit të strategjisë zyrtare për lobim dhe se protagonistë kryesorë të ofensivës së ardhshme diplomatike do të jenë presidentja Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Gazeta Blic shkruan se diplomacia serbe  “është informuar se Pacolli ka siguruar gjysmën e parave të nevojshme, përkatësisht pesë milionë, kurse pesë milionë të tjerë janë siguruar nga diaspora shqiptare”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)