11 Janar 2025

Clinton dhe Ashton më 31 tetor vizitojn Kosovën

Bruksel, 25 tetor - Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të udhëtojnë javën e ardhshme drejt Ballkanit Perëndimor, ka konfirmuar Zyra e BE-së në Prishtinë.

Sipas njoftimit të saj, baronesha Ashton do të jetë e pranishme në rajon për një vizitë të përbashkët me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Të mërkurën, më 31 tetor, Ashton dhe Clinton do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën. Në Serbi, ato kanë planifikuar të takohen me presidentin Nikolliq dhe kryeministrin Daçiq, ndërsa në Kosovë do të takojnë presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi”, thuhet në njoftimin e Zyrës se BE-së.

Ashton dhe Clinton pritet të shprehin mbështetjen e tyre për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)