Clinton: Ddo tё vazhdojё tё mbajё fokusin nё zhvillimet nё Kosovё
Prishtinë, 12 prill - Kryeministri i Republikёs sё Kosovёs, Hashim Thaçi u prit nga ish-presidenti i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, Bill Clinton.
Me kёtё rast, Presidenti Clinton pёrgёzoi kryeministrin Thaçi pёr tё gjitha arritjet e Kosovёs qё nga pёrfundimi i luftёs, shpallja e pavarёsisё dhe tani nё periudhёn e shtetndёrtimit.
Kryeministri i Republikёs sё Kosovёs, Hashim Thaçi nё emёr tё qytetarёve tё Kosovёs dhe Qeverisё sё Republikёs sё Kosovёs falёnderoi Presidentin Clinton pёr rolin e tij vendimtar pёr lirinё dhe pavarёsinё e Kosovёs.
Nё kёtё kontekst, kryeministri Thaçi theksoi se historia moderne do ta mbajё mend Presidentin Clinton, sё paku pёr tri gjёra: sё pari pёr udhёheqjen efikase tё SHBA-ve dhe rritjen ekonomike tё lartё gjatё presidencёs sё tij; sё dyti pёr rolin e tij vendimtar pёr ndaljen e spastrimit etnik dhe gjencidit nё rastin e Bosnjёs dhe Kosovёs; dhe sё treti pёr aftёsitё e tij tё rralla tё komunikimit dhe tё pёrcjelljes sё mesazhve tё duhura jo vetёm pёr qytetarёt amerikanё, por edhe mё gjerё.
Kryeministri Thaçi e informoi Presidentin Clinton pёr tё gjitha tё arriturat e deritanishme dhe sfidat qё kemi pёrpara, duke u fokusuar nё domosdoshmёrinё e integrimit tё komuniteit serb, qё jeton nё veri tё Kosovёs nё institucionet legjitime tё Republikёs sё Kosovёs.
Presidenti Clinton nё takimin me Kryeministrin Thaçi tha se ndjehet krenarё qё nё momentin e duhur ka marrё vendimet e duhura pёr ti dhёnё fund luftёs nё Bosnjё dhe nё Kosovё.
Presidenti Clinton theksoi se do tё vazhdojё tё mbajё fokusin e tij nё zhvillimet nё Kosovё dhe se do tё jap ndihmёn e tij nё adresimin e sfidave qё e presin Kosovёs, duke theksuar nevojёn qё Kosova tё konsolidojё shtetёsinё e saj dhe pёrqёndrohet nё zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirёqenies sociale.