Cliff: Nëse Serbia mban zgjedhjet në veri, shkel rezolutën 1244
Prishtinë, 6 shkurt - Ambasadori britanik në Kosovë, Ian cameron cliff tha se në qoftë se Serbia do të provojë apo do të mbajë zgjedhjet lokale në tri komunat në veri të Kosovës, atëherë do të bënte shkeljen e rezolutës 1244 për të cilën Serbia flet vazhdimisht.
Ky veprim i Serbisë nuk do ta ndihmonte bashkëpunimin rajonal, tha Klif.
Megjithatë, ai tha se duhet të përcillet me vëmendje se si do të rrjedhin gjërat deri në fund të vitit, si do të funksionojë menaxhimi i integruar i kufijve, bllokadat në rrugë, po ashtu për të ashtuquajturin referendum që do të mbahet gjatë javës së ardhshme, tha ambasadori britanik, Cliff.