Cliff: Britania ishte pro heqjes së rezolutës 1244
Prishtinë, 7 mars - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se shteti i tij ka qenë i vetëm kundër përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale me mbishkrimin, i cili do t`i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai thotë se në diskutimet e mëparshme që janë bërë në BE, Britania e Madhe ka qenë për heqjen e referencës së Kosovës nën Rezolutën 1244 nga dokumentet e BE-së.
Ne gjithmonë i kemi parë këto referenca në dokumentet e BE-së, si heqje e statusit dhe sovranitetit të Kosovës, pasi kjo nënkupton që statusi i Kosovës është një çështje e hapur ende, thotë ai.
Në një intervistë të dhënë për Zëri , ambasadori Cliff mendon se Kosova me këtë marrëveshje ka bërë një veprim strategjik.
Sipas ambasadorit Cliff, marrëveshja e arritur për mbishkrimin nuk thotë më se Kosova është nën mbikqyrjen e rezolutës 1244, por në përputhje me të dhe kjo sipas tij është një formulë e balancuar ku përfshihen opinioni i GJND-së dhe deklarata e pavarësisë së Kosovës.