30 Dhjetor 2024

Cliff: As statusi, as ndarja e Kosovës s`diskutohen

Prishtinë, 28 tetor - Ambasadori britanik në Kosovë Ian Cameron Cliff, tha se pavarësisht se si quhen bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, në to nuk do të diskutohet për statusin e Kosovës, integritetin territorial e as për ndarjen e saj.

Ai sqaroi se nuk do të ketë bisedime as për ndarjen e Kosovës, sepse, siç tha ai, diçka e tillë do të ishte e rrezikshme dhe e dëmshme, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin.

“Unë kujtoj se njerëzit në Prishtinë me dialog politik nënkuptojnë bisedime për statusin dhe integritetin territorial. Por, ne e kemi bërë të qartë me qindra herë se për statusin e Kosovës dhe për integritetin e saj territorial nuk ka çfarë të bisedohet.\"

\"Për këto çështje nuk do të bisedohet sepse Kosova është shtet i pavarur, kurse në territorin e saj përfshihet edhe toka përtej lumit Ibër, e deri të vendkalimet kufitare, pra Bërnjakë e Jarinjë”, tha në një intervistë për InfoGlobi-in, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ian Cameron Cliff.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)