Chuck Hagel konfirmohet si sekretar i mbrojtjes në SHBA
Washington, 27 shkurt - Senati amerikan konfirmoi Chuck Hagel si sekretar të ardhshëm të mbrojtjes.
Veprimi erdhi disa orë pasi Senati votoi për t\'i dhënë fund debatit mbi emërimin, duke hapur rrugën për konfirmimin në Senatin e kontrolluar nga demokratët.
Hagel, një republikan i cili ka shërbyer si senator, u përball me kritika nga ish-kolegët e tij.
Republikanët në Senat e shtynë një votim të plotë gati dy javë më parë, duke ngritur shqetësime në lidhje me pikëpamjet e tij mbi Lindjen e Mesme dhe madhësinë e arsenalit bërthamor amerikan.
Republikanët e kritikuan z. Hagel si tepër të butë ndaj Iranit dhe shumë kritik ndaj Izraelit sepse në vitin 2007 kishte kundërshtuar shtimin e trupave amerikane në Irak. Por pavarësisht kritikave ata thanë se do të tërhiqeshin nga bllokimi i procesit të emërimit.
Presidenti Barak Obama e vlerësoi konfirmimin, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të kenë sekretarin e mbrojtjes që vendi ka nevojë dhe udhëheqësin që trupat meritojnë. Madje e ka quajtur z. Hagel - ushtarin e dekoruar të ish- këmbësorisë, një patriot amerikan.