Chuck Hagel bëhet Sekretar i Mbrojtjes së SHBA-ve
Washington, 13 shkurt - Paneli i ndarë i Senatit, ka aprovuar të nominiuarin e presidentit Barack Obama, Chuck Hagel që të bëhet Sekretar i Mbrojtjes së SHBA-ve.
Votimi i Komitetit për Shërbime Armëve të Senatit do të përcaktojë bazat për një votim mbi emërimin të plotë nga Senati, ndoshta gjatë fundi i kësaj jave.
Votimi i komitetit ishte 14-11, më një senator nga Partia Republikane, nga radhët e së cilës vije edhe Hgel, që ka votuar kundër tij.
Anëtarët e Partisë Demokratike të Obamës, të cilët përbëjnë shumicën në Senat, ishin në gjendje që të çojnë përpara emërimin e presidentit.
Hagel, ish senator i Nebraskas dhe veteran i luftës në Vietnam, është ballafaquar me një kundërshtim të fortë të republikanëve, të cilët kanë ngritur pyetje se a është ai i fuqishëm mjaftueshëm që të përkrahë aleatin amerikan Izraelin dhe se a ka vizion të qartë se si të kundërshtoj programin nuklear të Iranit.