12 Janar 2025

Chernev kurrë nuk ka qenë ministër në ndonjë Qeveri bullgare

Prishtinë, 12 korrik - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, sot ka pranuar një sqarim lidhur me publikimin e një video, në të cilën shihet një ish-deputet bullgar duke grisur flamurin e Republikës së Kosovës.

\"Ambasada e Bullgarisë në Kosovë dëshiron të theksoj se Pavel Chernev kurrë nuk ka qenë ministër në ndonjë Qeveri bullgare. Brenda periudhës 2005-2009 ai ka qenë anëtar i Parlamentit Bullgar\", thuhet në këtë sqarim.

Po ashtu, theksohet se për herë të parë lajmi është publikuar nga kanali televiziv serb TV Puls, ndërsa është postuar në Youtube në mars 2008.

Ambasada e Bullgarisë ka sqaruar se përdorimi i një video-materiali të vjetër nga mediet është në shpërputhje të plotë me realitetin aktual politik dhe rrjedhimisht i pakuptimtë.

\"Konferenca për medie, të cilës mediet i referohen ndërlidhet me vendimin e Qeverisë bullgare, e cila më 19 mars 2008 kishte marr vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavel Chernev dhe sjellja e tij në atë kohë reflektojnë pikëpamjet e tij personale\", thuhet ndër të tjera, në sqarim.

Bullgaria është njëra ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe e ka ndihmuar Qeverinë e Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, si dhe në proceset e integrimit në BE dhe në NATO. 

\"Bullgaria nuk ka asnjë çështje të hapur apo të pazgjidhur në relacionet tona bilaterale me Republikën e Kosovës.  Ato nuk mund të ndikohen as nga mbulime të tilla mediale...\", thuhet në këtë sqarim të Ambasadës së Bullgarisë në Kosovë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)