23 Dhjetor 2024

Çeku shpalos kushtet për koalicionimin me PDK-në

Prishtinë, 22 janar - Kreu i Partisë Social Demokrate (PDSK), Agim Çeku ka shpalosur kushtet që i ka Koalicioni për Kosovën e Re për të qenë pjesë e Qeverisë.

“Ne jemi të gatshëm të jemi partner të PDK-së në qeverisjen e ardhshme nëse garantohet krijimi i një qeverie me njerëz me kredibilitet të lartë, kompetentë dhe profesionalë. Por, për të hyrë në koalicion ka edhe një kusht . Posti i presidentit të vendit t’i takojë presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit”, deklaroi Çeku në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”.

Ai ka shtuar se nuk janë gjithmonë vetëm numrat ata qe garantojnë stabilitetin dhe funksionalitetin e një qeverie.

“Stabilitetin dhe funksionalitetin e një qeverie e garantojnë përgjegjësia, korrektësia dhe besimi reciprok midis partnerëve qe ndërtojnë një koalicion. Koalicioni Kosova e Re i ka dhe i garanton këto vlera”, theksoi ish-kryeministri Agim Çeku, i cili ka fituar vendin e deputetit në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)