09 Janar 2025

Çekia e Sllovakia, pro pranimit të Kroacisë dhe të Serbisë në BE

Pragë, 20 shkurt - Çekia dhe Sllovakia bënë të ditur se përkrahin Kroacinë për pranimin në BE dhe Serbinë që të bëhet anëtare e ardhshme e BE-së.

Presidenti i Çekisë Vaklav Klaus, presidenti i Sllovakisë Ivan Gasparoviç, presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç dhe presidenti serb Boris Tadiç zhvilluan samitin e 4 vendeve, duke diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Gasparoviç tha se pavarësisht nga shumë probleme, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë shumë përpjekje për pranimin në BE.

Ai shprehu besim se në një të ardhme të afërt do të zhvillohen bisedimet që Serbia të marrë statusin kandidat për anëtarësimin në BE.

\"Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kroacia dhe Serbia do të përcaktojnë të ardhmen e rajonit\", tha Gasparovic. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)