Çekia drejt zgjedhjeve të parakohëshme
Pragë, 21 gusht - 140 deputetë çekë kanë votuar shpërbërjen e parlamentit, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme, që pritet të mbahen në fund të tetorit.
Data e zgjedhjeve pritet të caktohet nga presidenti Milosh Zeman.
Qeveria çeke e kryesuar nga Jiri Rusnok i paraqiti dorëheqjen presidentit Zeman, pasi nuk fitoi votëbesimin në parlament.
Pasi pranoi dorëheqjen, kreu i shtetit i kërkoi kabinetit aktual të vazhdojë punën deri në krijimin e qeverisë së re.
Pas dorëheqjes së ish kryeministrit Petr Necas, i përfshirë në një skandal spiunazhi dhe ryshfeti, më 10 korrik presidenti Zeman emëroi Rusnok në krye të qeverisë provizore, pa patur miratimin e shumë partive në parlamentin çek.