29 Dhjetor 2024

Çeki, protestojnë kundër Jahjagës dhe pavarësisë së Kosovës

Pragë, 10 tetor - Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel, ka hapur të dielën mbrëma Forumin 2000, derisa një numër i protestuesve çekë dhe serbë janë mbledhur para ndërtesës ku po mbahet konferenca për të shprehur pakënaqësinë ndaj prezencës së presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga në këtë ngjarje.

Havel ka folur për rëndësinë e shkëmbimit të pikëpamjeve, duke përkujtuar se Forumi 2000 ka një përvojë interesante.

Derisa po mbahej konferenca, dhjetëra kundërshtarë të Kosovës së pavarur janë tubuar jashtë ndërtesës, në organizim të Jarosllav Foldyna, i cili ka nënën serbe dhe është zyrtar i lartë i socialdemokratëve çekë. Demonstruesit me këtë rast kanë bartur një flamur të madh serb.

Protestuesit kanë paralajmëruar tubime tjera kundër prezencës së Jahjagës në Çeki edhe ditën e hënë dhe të martën.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndodhet në Pragë me ftesë të ish-presidentit çek Vacllav Havel, për të marrë pjesë në punimet treditore të Forumit 2000.

Jahjaga në këtë forum do të mbajë një fjalim dhe do të marrë pjesë në debat në temat që do të trajtohen, si: “Perspektivat e demokracisë dhe sundimi i ligjit në shekullin 21″, “Sundimi i ligjit dhe performanca globale ekonomike”, “Demokracia dhe sundimi i ligjit-legaliteti dhe legjitimiteti”, “Biznesi dhe korrupsioni”, etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)