22 Dhjetor 2024

Campbell pritet të organizojë spektakël për tragjedinë në Haiti

Londër, 5 shkurt - Supermodelja e njohur britanike me prejardhje xhamajkane Naomi Campbell po mendon të shfaqë anën e saj bamirëse. Campbell është duke mbledhur emrat kryesorë të industrisë së modës, për të mbajtur një spektakël të veçantë në New York, i cili do t'i kushtohet Haitit.

Bukuroshja ka marrë përgjegjësinë mbi "Fashion for Relief" dhe ka ftuar miqtë e saj, përfshirë Christy Turlington dhe Marc Jacobs, për të marrë pjesë në evenimentin e organizuar me ndihmën e stilistes Charlotte Ronson.

"Jam tepër e pikëlluar nga tragjedia e fundit në Haiti. Shumë njerëz janë vrarë nga tërmeti dhe shumë kanë mbetur në rrugë , ku më të pambrojturit janë gratë dhe fëmijët. Qëllimi ynë në hapjen e modës në New York është që të ngremë fonde për të ndihmuar gratë dhe fëmijët", tha Naomi.

Artikujt të cilët do të reklamohen në këtë spektakël do të dalin në shitje, ndërsa përfitimet do të dhurohen për Haitin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)