Cameroni e qetësoi Johanisin për rumunët në ishull
Londër, 2 korrik - Presidenti rumun Klaus Johanis tha se në një bisedë me David Cameronin kryeministri britanik e ka qetësuar për të ardhmen e rumunëve, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.
Kjo u bë pasi shteti votoi për dalje nga Bashkimi Evropian. Zyrtarisht rreth 150 mijë rumunë jetojnë në Britaninë e Madhe, mirëpo numri i tyre real është dy herë më shumë. Ata u vendosën në Britaninë e Madhe pas aderimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian në vitin 2007.