California goditet nga një tërmet
SHBA, 24 maj - Një tërmet prej 5.7 shkallë të Rihterit ka goditur Californinë veriore.
Autoritetet amerikane thanë se epiqendra e tërmetit ishte dhjetë kilometra nga qyteti i Greenville.
Raportet e hershme nuk kanë përmendur viktima ose dëme.
Një televizion lokal tha se tërmeti është ndjerë deri në 250 kilometra larg, në qytetin e Sacramentos.