Bushi do të hidhet me parashutë
Uashington, 12 qershor - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, planifikon të shënojë ditëlindjen e tij të 90-të duke u hedhur me parashutë.
Presidenti i 41-të i SHBA-së ka thënë se do ta bëjë kërcimin me parashutë pranë shtëpisë së tij verore, në lindje të shtetit Maine. Bush është në karrocë për shkak të një sëmundjeje në këmbë. Ai është hedhur me parashutë edhe për ditëlindjen e 75-të, 80-të dhe 85-të. Bush ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara në periudhën 1989-1990.