Bushati: Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë
Tiranë, 6 qershor - Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias (Nikos Kotzias), ka filluar sot vizitën dyditore në Shqipëri, ku ai gjatë qëndrimit të tij në Tiranë do të realizojë disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Fillimisht kryediplomati grek është takuar me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ku në përfundim të këtij takimi kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.
Bushati në fjalën e tij ka theksuar se po punojnë së bashku për të adresuar disa çështje që nuk kanë gjetur ende trajtim, duke përfshirë edhe çështjet që e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, si dhe ato çështje që kanë interes për qytetarët e dy vendeve.
Kemi një partneritet me interes strategjik për të bashkëpunuar së bashku. Gjatë periudhës së fundit kemi shkëmbyer disa ide, për një platformë të përbashkët për të zgjidhur çështjet dypalëshe që janë ende në tryezë. Sot kemi rënë dakord edhe për një mekanizëm të përbashkët për mënyrën se si do ti adresojmë këto çështje, i cili do të mblidhet në mënyrë periodike për gjitha çështjet që përmban përpjekja jonë për një platformë të përbashkët. Çështjet dihen pasi janë komunikuar në shumë instanca\", u shpreh Bushati.
Ndërsa në lidhjen me çështje çame, Bushati u shpreh se shikimi me realizëm i kësaj çështjeje do të zbuste tonet nacionaliste dhe do të vendoste një drejtësi të munguar. Ai ka shtuar në fjalën e tij se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, u shpreh se problemet janë që të gjejnë një zgjidhje dhe sipas tij duhen zgjidhur që vendet të merren me projekte të mëdha të së ardhmes. Kemi detyrime të mëdha për popujt tanë dhe rajonin që gjithë rajoni të ketë siguri, që të zhvillomë bashkëpunimin tonë në shumë fusha. Këto zgjidhje në çështjet që ekzistojnë është e nevojshme që të promovohen me kulturën e dialogut, në një mënyrë europiane. Greqia do të jetë në krah të Shqipërisë gjatë rrugëtimit drejt BE-së. Të bashkëpunojmë në mënyrë intensive. Greqia beson se ne nuk jemi në luftë, kjo është e vërtete, u shpreh ai.
Ndërsa në ditën e dytë të vizitës, Kotzias dhe Bushati do të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës me temë: \"Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit.\"
Në përfundim të panelit të parë të diskutimeve, do të ketë dhe një panel të dytë diskutimi me akademikë shqiptarë dhe grekë.
Ndërkohë para mbërritjes së kryediplomat grek, përpara godinës së Ministrisë së Jashtme, shoqata Çamëria ka organizuar një protestë, ku i pranishëm ka qenë edhe kryearti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deputetë të saj, simpatizantë, si dhe shumë qytetarë. Protestuesit kanë kërkuar që Greqia të shfuqizojë ligjin e luftës që ky shtet ka me Shqipërinë.