Busek: Njohja e Kosovës kusht për hyrjen e Serbisë në BE
Bruksel, 20 shtator - Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek ka thënë se është e pamundur të themi se kur Serbia do të jetë anëtare e BE-së, por është e sigurt se para hyrjes së saj në BE, të njoh pavarësinë e Kosovës.
Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës sa më shpejt duhet të ngritet në nivel më të lartë politike, dhe në fund të këtij procesi të arrihet zgjidhja finale për të dalur nga qorrsokaku për Kosovën.\"
\"Sipas meje, kjo mund të ishte me ndarjen e Kosovës. Beogradi dhe Prishtina në thelb janë për këtë dhe vetëm duhet të bindin Bruksel që edhe njëherë të bëhet ndryshimi i kufijve në Ballkan, ka theksuar Busek për gazetën Novosti.
Ai ka shtuar se është e pamundur të dihet se kur Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, për shkak se sipas tij nuk do të jetë befasi që Gjermania dhe vendet më të fuqishme të BE-së të kërkojnë kushte të reja për Serbinë për procesin e integrimit evropian.
Ne kemi folur se në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore 2014, tërë Ballkani do të jetë në familjen evropiane, por kjo shihet qartë se nuk do të ndodhë. Pyetja është se a do të jetë reale edhe data tjetër e prolonguar viti 2020. Por ajo që deri tani është e sigurt është se Serbia duhet patjetër të njoh ekzistimin e shtetit të Kosovës, para hyrjes së saj në BE, ka deklaruar Busek.