06 Janar 2025

Busek: Ndarja e Kosovës ndikon në kufijtë e vendeve fqinje

Bruksel, 19 dhjetor - Koordinatori i Iniciativës për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka vlerësuar se Kosova dhe rruga e Serbisë në BE janë dy procese që nuk lidhen me njëra-tjetrën ndërsa ka shtuar se politikanët serbë ndryshe flasin për këtë jashte Serbisë dhe ndryshe në shtëpi.

"Nuk mundesh të njëjtën kohë të ulesh në dy karrige”, ka thënë Busek, duke komentuar deklaratat e liderëve serbë se BE ka kërkuar nga Serbia ta njoh Kosovën.

“Të futeni në BE është një gjë, ndërsa është diçka tjetër të mbrosh interesat serbe në Kosovë. Mendoj se politikanët serbë duhet të testohen për realitetin” ka theksuar Busek.

I pyetur nëse ai ende mbështet idenë e ndarjes së Kosovës, Busek ka thënë se nuk është angazhuar për këtë, por se nga ai është kërkuar që këtë ide ta propozojë për të filluar një diskutimin.

"Ndarja e Kosovës nuk do të ishte shembull i mirë për vendet tjera të rajonit, sepse ajo mund të ndikojë në kufijtë e vendeve fqinje" ka shtuar ai.

Ai shprehu besimin se Serbia në mars do ta marrë kandidaturën për anëtarësim në BE, nëse situata në Kosovë është e qëndrueshme.

"Megjithatë, politika është e paparashikueshme dhe tek ajo ndodhin gjëra të ndryshme. Në Serbi vazhdon fushata zgjedhore dhe shumë vendime do të varen nga kjo” ka shtuar më tej Busek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)