10 Janar 2025

Burns: SHBA gjithmonë do të vazhdojnë të jenë mike e Kosovës

New York, 28 shtator - Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, është takuar me Zëvendës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns.

“Kosova ka përmbyllur një etapë të rëndësishme, atë të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, por ky proces merr kuptim vetëm me hapjen e kapitullit të ri, atij të integrimit euroatlantik që është edhe vizioni i shtetit të Kosovës."

"Përmbyllja e këtij procesi është një sukses i përbashkët i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosovës, si dhe Bashkimit Evropian. Prandaj ju falënderoj për përkrahjen dhe përkushtimin e juaj të pakursyer ndaj shtetit të Kosovës. Qeveria dhe populli i Kosovës përjetësisht do të ruajnë miqësinë dhe raportet e shenjta që kemi me Qeverinë dhe popullin Amerikan”, tha kryeministri Thaçi në takim.

Sa i përket integrimeve evropiane, kryeministri Thaçi theksoi gjatë takimit se Kosova po përmbushë reformat e nevojshme.

"Presim me të drejtë dritën e gjelbër nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. I kuptojmë vështirësitë politike në kuadër të BE-së, por përkundër jo unitetit për pavarësinë e Kosovës, është për tu përshëndetur unanimiteti që ekziston në kuadër të BE-së për të ardhmen Evropiane të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perendimor“.

Kryeministri Thaçi gjithashtu theksoi se në kuadër të procesit të integrimeve evropiane si dhe fqinjësisë së mirë, Republika e Kosovës është e përkushtuar që të normalizojë raportet në mes të Serbisë dhe Kosovës, gjithmonë në pajtueshmëri të plotë me pavarësinë, sovranitetin, integritetin, si dhe kushtetutën e ligjet e Republikës së Kosovës.

Ndërsa zëvendës sekretari Burns theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë do të vazhdojnë të jenë mike e Kosovës si dhe do të ofrojnë mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të mëtutjeshëm të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)