Burns: Serbia shumë afër statusit të kandidatit në BE
Beograd, 21 shkurt - Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin fuqimisht kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE, por nënvizojnë se parakusht për ta arritur është vijimi i dialogut teknik me Prishtinën zyrtare.
Këtë mbështetje e ka dhënë zëvendëssekretari amerikan i shtetit William Burns, i cili nënvizoi se qëllimi i Serbisë për tu anëtarësua në BE është shumë afër realizimit.
Ne e përkrahim fuqimisht kandidaturën e Serbisë për në BE. Konsiderojmë se ky qëllim do të arrihet pas disa javësh. Edhe pse nuk kemi të drejtë vote në Union, do të bëjmë çmos që ta inkurajojmë këtë vendim, deklaroi Burns për RTS-në, citon media kosovare Koha.net.
Zëvendëssekretari amerikan i shtetit William Burns pas vizitës në Kosovë pak ditë më parë pritet që këtë të premte të vizitojë Beogradin ku do të takohet me Presidentin serb Boris Tadiç.