Burns këshillon Serbinë ta njohë Kosovën
Washington, 4 korrik - Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns , që u angazhua intensivisht në negociatat që çuan në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, se marrëveshja e tanishme midis Kosovës dhe Serbisë është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.
\"Marrëveshja është një hap përpara, ndonëse nuk shkon deri aty ku ne të gjithë do të dëshironim. Mendoj se tani ka ardhur koha që qeveria e Serbisë ta pranojë se Kosova është një shtet i pavarur, që nuk do të kthehet në ndonjë formë vartësie tek Serbia, pas asaj lufte të përgjakshme\", tha Burns për Zërin e Amerikës.
Ai shtoi se rruga për Serbinë që të modernizohet dhe të jetë e suksesshme, për tu afruar dhe anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NAT0-n është që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë.
\"Padyshim që kjo situatë është më e favorshme se sa ajo që ekzistonte për disa vjet që pas përfundimit të luftës në Kosovë\", tha ish-ndihmës Sekretari amerikan Shtetit.