Bundestagu kushtëzon Serbinë me ulësen e Kosovës në OKB
Berlin, 24 mars - Këshilltari i politik i Grupit Parlamentar në pushtet në Bundestagun Gjerman ( CDU-CSU), Hans Falenski ka thënë se më e rëndësishmja është që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që do të nënkuptonte sigurimin e ulëses për Kosovën në OKB, në këtë rast Bundestagu do të hiqte dorë nga disa kushte që ia ka parashtruar Serbisë për dhënien e datës për fillimin e negociatave me BE-në.
Më e rëndësishmja është që të vijë deri te normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që do të hapte rrugën për respektim të ndërsjellë, e kjo më vonë do të përfshinte edhe presionin mbi Serbinë për pranimin e ulëses për Kosovën në OKB.\"
\"Në qoftë se do të vinte deri te një zhvillim i këtillë Bundestagu do të ishte i gatshëm të tolerojë mos përmbushjen e disa kushteve shtesë të parashtruara për Serbinë, ka thënë Falenski, për gazetën Politika .
I pyetur se në çfarë mase përputhet ashpërsimi i qëndrimeve të CDU-CSU lidhur me kushtet që i janë vënë Serbisë nga Qeveria në Berlin dhe ministria e Punëve të Jashtme, Falenski ka thënë se vendimtare është fjala e deputetëve.
Fjalën e fundit lidhur me pajtimin ose refuzimin për dhënien e datës për Serbinë, nuk do ta japë kabineti Qeveritar, as Ministria e Jashtme, por ne , deputetët, tha Falenski.