Bulllgarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë
Sofje, 17 qershor - Qindra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Bullgarisë të dielën të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga socialistët, e cila është vetëm dy javë në fuqi.
Kryeministri Plamen Oresharski ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje, duke i cilësuar si të papërgjegjshme dhe destabilizuese.
Të shtunën, kabineti i tij ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të tërhequr emërimin e një figure të fuqishme mediatike nga udhëheqja e sigurisë së shtetit.
Qeveria paraprake e krahut të djathtë është detyruar të japë dorëheqje në muajin shkurt, pas protestave masive kundër standardeve të jetesës dhe dështimit për të luftuar korrupsionin.
Pakënaqësia publike me klasën politike thuhet se ka vazhduar edhe me administratën e re.