18 Maj 2024

Bullgaria, vendi më i korruptuar në Evropë

Sfoje, 2 dhjetor - Bullgaria është vendi më i korruptuar në Bashkimin Evropian dhe e 86-ta në botë, sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit në raportin e publikuar nga organizata ndërkombëtare \'\'Transparency International\'\' (TI) për vitin 2011.

Sipas hulumtimit të organizatës, që përfshin rreth 183 organizma në mbarë botën, për vitin 2011 indeksi i korrupsionit në Bullgari është 3,3 për qind, më pak se një vit më herët kur indeksi arrinte 3,6.

Nga vendet tjera të Evropës Lindore, anëtare të BE-së, Rumania është me indeks 3,6 për qind, Sllovenia katër, Letonia 4,2, Republika Çeke 4,4, Hungaria 4,6, Lituania 4,8, Polonia 5,5, Sllovenia 5,9 dhe Estonia 6,4 për qind.

Në Danimarkë dhe Finlandë korrupsioni është më i vogli në BE. Të dyja vendet skandinave janë me indeks 9,5 dhe zënë vendin e dytë në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)