Bullgaria shpall gjendje e jashtëzakonshme deri më 13 prill
Sofje13 mars - Parlamenti i Bullgarisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e mbarë vendit nga 13 marsi 2020 deri më 13 prill 2020 shkaku i situatës së jashtëzakonshme lindur me përhapjen e koronavirusit.
“Pro” propozimit të qeverisë votuan njëzëri 201 përfaqësues popullorë.
Qeveria bullgare ngarkohet të marrë të gjitha masat e domosdoshme për përballimin e situatës së jashtëzakonshme lindur me përhapjen e koronavirusit.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral Vencisllav Mutafçijski shpalli në një brifing më 13 mars se pasi u zbuluan 9 raste të reja të COVID-19 më 12 mars, pak më vonë u regjistruan 7 teste të tjera pozitive.
Kështu tani në vend u vendosën zyrtarisht 23 raste të koronavirusit. Njeri prej të infektuarve vdiq.
Për arsye të sinjaleve të shumta të shkeljes së karantinës shtëpiake gjeneral Mutafçijski u bëri apel shtetasve të cilët mbërrijnë nga destinacione të rrezikshme të shfaqin përgjegjësi dhe të mbeten të izoluar në shtëpitë e tyre.