Bullgaria, Serbia dhe Rusia vendet me mortalitet të lartë dhe natalitet të ulët
Gjenevë, 29 shkurt - Bullgaria është vendi me vdekshmëri më të lartë në botë, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Koeficienti i vdekshmërisë është 15.4 për 1000 veta.
Sipas Organizatës në fjalë shkaqet për këtë shkallë të lartë të mortalitetit në Bullgari janë të njëjtat, si ato në vendet e tjera evropiane, përfshi këtu sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sëmundjet joinfektive dhe ato të kancerit.
Vdekshmëria e lartë në botë varet nga disa faktorë: sëmundjet ngjitëse, mungesa e shërbimeve shëndetësore, mungesa e ushqimit të mjaftueshëm, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e kancerit dhe aksidentet.
Vendet me mortalitet të lartë dhe natalitet të ulët gjendet para një kolapsi demografik. Në këtë klasifikim negativ Bullgaria është me vende si Ukraina, Lituania, Serbia, Kroacia, Rumania, Gjeorgjia dhe Rusia.