Bullgaria ratifikon Mekanizmin Evropian për Stabilitet
Sofje, 14 korrik - Parlamenti bullgar ratifikoi dje Mekanizmin Evropian për Stabilitet (MES), një strukturë e përbashkët për financimin e vendeve në vështirësi në zonën euro, bëri të ditur Ministria e Jashtme bullgare.
\"Bullgaria nuk është anëtare në eurozonë, por merr pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e vendimeve të përbashkëta për stabilizimin e zonës euro dhe restaurimin e ekonomisë evropiane\", deklaroi ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mladenov.
\"Asnjë angazhim financiar për Bullgarinë nuk rrjedh nga ky vendim\", theksoi ai.
Me synimin për të marrë përsipër Fondin e Ndihmës në zonën Euro (EFSF) i ngritur në vitin 2010 për të ndihmuar vendet në vështirësi financiare, MES do të pajiset me një kapacitet të një kredie fillestare prej 500 miliardë eurosh.
Bullgaria gjithashtu duhet të ratifikojë paktin buxhetor evropian që miratoi me kusht ruajtjen e sistemit të saj të pandryshueshëm të taksave.