11 Janar 2025

Bullgaria është në “grupin e pesimistëve” të BE-së

Bruksel, 6 dhjetor - Bullgaria është në grupin e shtatë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me pritje më pesimiste për sa i përket gjendjes financiare të familjeve gjatë vitit 2013, tregon analiza e Eurostatit.

Sipas kësaj statistike pesimistët më të mëdhenj në BE-në janë grekët me afro 45 për qind pritje negative për të ardhmen e tyre financiare vitin e ardhshëm. Pas tyre renditin qytetarët nga Hungaria, Malta dhe Portugalia.

Bullgaria gjithashtu është në këtë grup të pesimistëve bashkë me Lituaninë dhe Italinë me nivelin e pesimizmit nën 40 për qind. Më optimiste për të ardhmen e tyre financiare janë qytetarët e Danimarkës, Norvegjisë dhe Luksemburgut, ku niveli i pesimizmit është nën 10 për qind. Në “grupin e optimistëve” hyjnë akoma Finlanda, Anglia, Rumania, Estonia dhe Holanda.

Në “mjedisin e artë” ose në grupin e realistëve për të ardhmen financiare të familjeve janë përfaqësuesit e Polonisë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Çekisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)