Bullgaria e Rumania nuk anëtarësohen në Shengen në 2014
Bruksel, 13 nëntor - Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso deklaroi për televizionin francez TF1 se, Bullgaria dhe Rumania nuk do të anëtarësohen në Zonën e Shengenit në janar 2014.
Siç dihet, më 1 janar 2014 në pajtim me legjislacionin evropian përfundimisht hiqen pengesat e deritanishme për emërimin e bullarëve dhe rumunëve në punë në BE.
Mirëpo, çështja e anëtarësimit në Shengen është gjë tjetër dhe varet nga Këshilli i BE-së, i cili nuk arriti pajtim. Këtë e deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësi i KE-së, Frederik Vensan.
Sipas fjalëve të tij, qëndrimi i KE-së nuk ka ndryshuar për sa i përket përgatitjes së Bullgarisë dhe Rumanisë për tu anëtarësuar në Shengen.
Barroso tha, se çështja për zgjerimin e Shengenit përzihet me temat për emigracionin, Lampedusën dhe të huajt e punësuar.
Sipas tij, kjo duhet të ndryshojë, ndryshe do të bëhemi dëshmitarë të shtimit të lëvizjeve ekstremiste, të cilat do ta shtyjnë Evropën në një drejtim të rrezikshëm, komentoi kryetari i KE-së.