25 Dhjetor 2024

Bullgaria dhe Rumania do të futen në zonën e Shengenit

Bruksel, 3 maj - Organet e Parlamentit Evropian i kanë dhënë dritën jeshile futjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen.

Ndërsa vendimin përfundimtar për këtë duhet të marrë Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në fund të këtij viti.

Këshilli i PE për Liri Qytetare konstatoi se Bullgaria dhe Rumania kanë plotësuar kushtet kryesore për futje në zonën Shengen, ndonëse kanë mbetur edhe disa gjëra për t'u bërë.

Por Bullgaria dhe Rumania duhet të vazhdojnë të informojnë PE për zbatimin e masave lidhur me futjen e emigrantëve në këto vende.

Pritet që vendimi të konfirmohet prej Parlamentit Evropian në seancën e përgjithshme, e cila do të mbahet në qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)