Bullgaria dhe Maqedonia kërkojnë nga KE mbështetje për projekte të përbashkëta
Sofje,20 shkurt - Në një letër të përbashkët drejtuar eurokomisionarit të zgjerimit Shtefan Fjule dhe eurokomisionarit të politikës regjionale Johanes Han, ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë Kristian Vigenin dhe Nikolla Poposki kërkuan mbështetjen financiare të Komisionit Evropian për projekte infrastrukturore të të dyja vendeve.
Sipas ministrave duhet tu jepet rëndësi projekteve ekzistuese për zhvillim të infrastrukturës automobilistike dhe hekurudhore, me vëmendje të posaçme ndaj Korridorit №8.