Bullgaria dëbon 70 diplomatë rusë me akuza për spiunazh
Sofje, 29 qershor - Kryeministri në largim i Bullgarisë, Kiril Petkov, ka bërë të ditur se vendi i tij po dëbon 70 diplomatë rusë pasi i shpalli persona të padëshiruar.
Duke folur me gazetarët në parlament, Petkov tha se ata do të dërgojnë në vendin e tyre 70 diplomatë që “punojnë kundër interesave të Bullgarisë”.
“Shumica e këtyre njerëzve punojnë për shërbime të tjera. Ata e kanë përdorur titullin e tyre diplomatik vetëm si mbulim”, tha Petkov.
Ai theksoi se diplomatët e dëbuar pritet të largohen nga Sofje të dielën.
Dje, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se ka thirrur ambasadorin bullgar, Atanas Krastin dhe se i ka dorëzuar atij një notë për dëbimin e diplomatëve bullgarë nga Moska.
Më 18 mars, Bullgaria shpalli persona të padëshiruar dhjetë diplomatë rusë, duke i akuzuar ata p