25 Dhjetor 2024

Bugajski: Kosova dallon shumë nga Libia

Washington, 26 mars - Drejtori i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, me seli në Washington, Janush Bugajski, ka thënë se rasti i Kosovës dallon shumë nga ai i Libisë.

“Kishim dëbime masive etnike, vrasje të popullatës shqiptare të Kosovës. Milosevici ishte ende në pushtet dhe dukej se nuk shihej asnjë dritë në fund të tunelit. Por, pas intervenimit të NATO-s, e veçanërisht pas fushatës ajrore dhe ultimatumit dhënë Milosevicit, erdhi te tërheqja e forcave të tij. Nën mandatin e KFOR-it, Kosova lëvizi kah pavarësia. Tashme është në procesin e ndërtimit të demokracisë funksionale dhe shpresojmë se zgjedhjet e fundit do ta shtyjnë këtë proces përpara”, ka thënë Bugajski.

Ai nuk sheh ngjashmëri me gjërat që ndodhën në Kosovë para 12 vjetësh dhe ato që po ndodhin tani në Libi. E vetmja ngjashmëri, sipas tij, është se NATO-ja po hedh bomba.

Ndërsa lidhur me bisedimet e filluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Bugajski ka thënë se disa çështje praktike do të zgjidheshin, siç janë të drejtat e pronësise, doganat ose tregtia, eksporti e të tjera, por nuk pret asnjë rezultat të shpejtë në kuptim të njohjes së Serbisë ndaj Kosovës si shtet i pavarur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)