10 Janar 2025

Bugajski: Ka vetëm dy zgjidhje për veriun

Prishtinë, 28 maj - Analisti i njohur ndërkombëtar, Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Programin e Evropës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në SHBA (CSIS), ka thënë se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic do të mundohet të krijojë “ndonjë çmenduri nacionaliste” ndaj Kosovës dhe Bosnjës.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, Bugajski komentoi edhe situatën në veri të Kosovës duke ofruar dy zgjidhe: "Ose përfshirja e shtetit të Kosovës në një shkallë të konsiderueshme të decentralizimit administrativ ose shkëmbimi me dëshirë i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë".

Rreth akuzave të fundit drejtuar Behgjet Pacollit nga qarqe të ndryshme, ai thekson se Pacolli jo vetëm që ka qenë i angazhuar gjatë tërë kohës për të sjellë njohje për shtetin e Kosovës edhe para se të hynte në qeveri, por ai ka shpenzuar me miliona dollarë për vendin e tij gjatë fushatës që ka bërë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)