24 Prill 2025

Bugajski: Bllokimi i institucioneve dëmton stabilitetin e Kosovës

Washington, 31 tetor - Analisti i Ballkanit, Janusz Bugajski, thotë se bllokimi i institucioneve  nga  opozita në Kosovë, vë në rrezik stabilitetin e vendit.

\"Për fat të keq opozita në Kosovë po bën një lojë që do të thoja se në të ardhmen afatgjatë e dëmton stabilitetin e vendit dhe e kam fjalën për bllokimin e institucioneve, madje jo vetëm bllokim por sabotim të institucioneve, që në një farë mënyre i diskrediton këto institucione, diskrediton çdo parti politike në sytë e publikut dhe kjo është më e keqja që mund të bësh.\"

\"Institucionet duhet të funksionojnë pavarësisht nga kundërshtimet ndaj politikave të qeverisë dhe debate duhet të bëhen brenda strukturës së institucioneve, pra në parlament. Do të thoja që në një kohë kur Kosova po shënon përparim drejt Bashkimit Evropian, bllokimi i parlamentit, e frenon, e dëmton dhe e vonon atë proces\", thekson Bugajski.

Por Bugajski, studiues në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane, fajëson edhe qeverinë që nuk ka diskutuar dhe shpjeguar hapur hollësitë e marrëveshjeve.

\"Debati për marrëveshjen me Serbinë duhet të bëhet i hapur në parlament sado që të zgjasë, të bëhet në arenën publike. Nuk e ka fajin vetëm opozita. Unë mendoj se qeveria ka faj që nuk ia ka shpjeguar publikut, parlamentit, hollësitë e këtyre marrëveshjeve dhe se çfarë do të sjellin ato.\"

\"Kjo krijon dyshime, akuza se qeveria po fsheh diçka, se ky mund të jetë hapi parë drejt ndarjes, ose një strukturë e ngjashme me atë të Bosnje-Hercegovinës. Kjo lejon shumë hapësirë për spekullim. Unë do të doja të shihja një debat të hapur dhe publik në parlament, por edhe në media\" thekson ai.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Bugajski thotë se gjendja e krijuar në Kosovë u jep argumente atyre që thonë se ajo është një shtet i dështuar.

\"Unë isha në Kosovë së fundmi dhe pa dyshim është një atmosferë e polarizuar. Edhe thjesht  të përpiqesh t’i bësh njerëzit të debatojnë për çështje të thjeshta, sheh një pasion, një zemërim të madh. Dhe kjo nuk krijon një përshtypje të mirë për Kosovën në shkallë ndërkombëtare.\"

\"Do të thoja madje, që kjo u jep material atyre që thonë se Kosova nuk është një shtet i vërtetë, është një shtet i dështuar. Dhe këtë e dëgjoj gjithnjë e më shpesh në rajon: Ndoshta ky shtet nuk funksionon siç duhet po nuk pati mbështetjen e ndërkombëtarëve. Dhe kështu u jep argumente nacionalistëve serbë dhe imperialistëve rusë\", theksoi ai.

Analisti Bugajski analizon edhe situatën e përgjithshme në rajon dhe ndikimin që po përpiqet të ushtrojë Rusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)