Buçkovski: Situata në veri skenar prej kohësh i Serbisë
Shkup, 29 korrik - Ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, vlerëson se situata e rëndë prej ditësh që ka përfshirë veriun e Kosovës, është një skenar i paramenduar prej kohësh nga ana e Serbisë për të shkëputur pjesën veriore të Kosovës.
Sipas tij, Serbia këtë veprim po e planifikon përpara se t`i imponohet njohja e Kosovës, pasi e di se pa njohjen e fqinjit të saj nuk mund të anëtarësohet në BE. Buçkovski këto komente i ka bërë për televizionin Alsat-M.