26 Dhjetor 2024

Brukseli sot diskuton për integrimin e Shqipërisë në BE

Bruksel, 19 korrik - Sot në Bruksel pritet të mbahet, Këshilli i 3-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Drafti paraprak i përpiluar nga presidenca polake vlerëson zgjedhjet e zhvilluara në 8 Maj në Shqipëri, ndërsa bën thirrje që palët t`iu largohen interesave partiake si rruga e vetme për përmbushjen e 12 rekomandimeve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Zv/kryeministri njëherësh dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë në punimet e këtij takimi.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, presidencës polake të BE-së si dhe zyrtarë të lartë të EEAS (Shërbimit të Jashtëm Evropian) do të diskutojnë me palën shqiptare mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian në vend.

Plotësimi i 12 prioriteteve të dala nga Opinioni i Komisionit Evropian, zbatimi i MSA-së midis Shqipërisë dhe BE, zhvillimet ekonomike në vend, politika e jashtme shqiptare si dhe zhvillimet në rajonin tonë do të jenë midis çështjeve kryesore që do të trajtohen në takim.

Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se Bashkimi Europian dhe presidenca polake janë të kënaqur që konfliktet dhe mosmarrëveshjet gjatë procesit elektoral u zgjidhën brenda kuadrit ligjor dhe atij kushtetues.

Mësohet se palës shqiptare pritet t`i rekomandohet vendosja sa më shpejt e një dialogu politik mes forcave politike dhe zbatimi i 12 rekomandimeve të Komisionit Europian.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)