17 Maj 2024

Brukseli kërkon më shumë ndihmë nga G20 për krizen

Bruksel, 1 nentor - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe ai i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso i dërguan një letër të përbashkët partnerëve të tyre të G20-s për t\'iu kërkuar atyre të bëjnë më shumë përpjekje përballë krizës.

Letra përmbledh dhe shpjegon vendimet e marra gjatë samitit evropian që u zhvillua të mërkurën, në afrim të samitit të 20 vendeve të industrializuar dhe në zhvillim që do të mbahet më 3 dhe 4 nëntor në Kanë, në jug të Francës, theksoi sot Komisioni në një komunikatë.

\"Ne do të zbatojmë këto masa në mënyrë rigoroze dhe në kohën e duhur dhe ne do të jemi ata që do të kontribojmë për një zgjidhje të shpejtë të krizës.

Megjithatë, fakti që ne, evropianët do të përmbushim rolin tonë nuk do të mjaftojë për të siguruar një rimëkëmbje ekonomike botërore dhe një rritje ekonomike të ekuilibruar\'\', vijojnë ata në letrën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)