Brukseli ka plan për dialogun politik Kosovë - Serbi
Beograd, 27 shtator - Plani i Brukselit është që sa më shpejtë, e më se voni deri në fund të vitit, në tavolinën e bisedimeve në Bruksel të ulen përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton presidentja dhe kryeministri i Kosovës dhe homologët e tyre nga Serbia, për të filluar dialogun politik për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në kufijtë ekzistues.
Sipas gazetës serbe, Blic planin e mbështet edhe SHBA-ja.
Administrata amerikane ka vendosur që formalisht në tavolinë të ulet edhe sekretarja e shtetit, Hillary Clinton. (RTK)