Brukseli i ofron Serbisë status të veçantë për veriun
Bruksel, 11 mars - Institucioneve shtetërore të Serbisë, në takimin e sotëm me kryediplomaten evropiane, Catherine Ashton, do tiu ofrohen institucione të caktuara qeveritare në veri të Kosovës dhe një lloj statusi të veçantë për këtë pjesë, shkruajnë mediat serbe.
Sipas tyre, pranimi i kësaj oferte, do ti hapte rrugën Serbisë për marrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nëse oferta e Brukselit është e pranueshme për Beogradin, Ashton më 16 prill do ti rekomandonte Këshillit të Ministrave që ti japë Serbisë datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, shkruajnë mediat serbe.
Prishtina është shprehur fuqishëm kundër statusit të veçantë për veriun e Kosovës, duke thënë se për gjithë territorin e vendit do të vlejnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës.
Autoritetet shtetërore të Serbisë pritet të takojnë sot në Bruksel baroneshën Ashton. Kjo e fundit do të qëndrojë këtë javë në Prishtinë.