Bruksel, protestë kundër dhunës në Maqedoni
Buksel, 28 mars - Diaspora shqiptare në Evropë sot në Bruksel do të organizojë një protestë masive para selisë së Komisionit Evropian, informon agjencia e lajmeve INA.
Protesta organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks, me moton \"Stop dhunës dhe diskriminimit të Shqiptarëve në Maqedoni\".
Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptar i tha agjencisë INA se protesta do të jetë paqësore ku do të ngritët zëri kundër situatës aktuale në Maqedoni, incidenteve të fundit të dhunshme që godasin shqiptarët si dhe gjendjen e rëndë të popullit shqiptar atje.
Këshilli protestues theksoi se një letër proteste dhe shqetësimi do ti dërgohet institucioneve më të larta të BE-së lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe gjendjen e shqiptarëve