09 Janar 2025

Britania u kërkon qytetarëve të largohen nga Greqia

Londër, 20 shkurt - Ministri i Jashtëm britanik William Hague zbuloi se britanikëve po u kërkohet që te regjistrohen në zyrat konsullore, ndërkohë që zyrtarët janë duke hartuar planet për largimin dhe evakuimin e përditshem të shtetasve britanikë në rast se Greqia falimenton.

Ne rruget e Greqise jane rikthyer protestat dhe trazirat e dhunshme ne shenje proteste ndaj kushteve te vena nga BE-ja.

Hague tha se paketa e shpetimit ishte çeshtje e Greqise dhe dhe e BE-se, por Britania kerkonte dhenien fund te pasigurise.

Ai shtoi se \"ne kemi pergatitur plan kontigjent, nese do kerkohet te ndihmohen shtetasit britanikë, qe jetojne ne Greqi dhe keto plane ne i perditesojme perdite\".

Nderkohe zëvëndësi i tij, Alister Burt i beri thirrje britanikeve qe te regjistrohen ne sistemin konsullor me qëllim që t′i gjejmë në rast emergjence.Britania është duke punuar që të mosgjendet e pa përgatitur në rast të një kolapsi eventual të euros, çka mund të çojë në një dyndje masive vlerash monetare dhe njerzish drejt ishullit, që nuk është pjesë e Eurozonës.

Ministria e Financave ka hartuar plan kontigjent për pengimin e investitorëve për transferimin e shumave të mëdha të parave në kesh nga Eurozona drejt Britanisë, pasi një gjë e tillë do të çojnë rritjen e vlerës së sterlinës.

Mësohet se Britania mund të mbyllë përkohësisht edhe kufijtë e saj ndaj refugjatëve ekonomikë nga Evropa, nëse kolapsi i euros do të çojë në trazira sociale ne kontinent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)