Britania përkrah fuqishëm Kosovën

Londër, 6 shtator - Pas një takimi në Londër me ministren e Integrimit, Vlora Çitaku, Ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Dejvid Lidington, tha se Londra është thellësisht e përfshirë në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Dejvid Lidington, tha se Londra është thellësisht e përfshirë në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa arritja e marrëveshjeve, shënon hapa pozitivë dhe sjell dy vendet më afër Bashkimit Evropian.
Lidington tha se Britania e Madhe përkrah fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.