Britania ngre nivelin e kërcënimit terrorist

Londër, 12 maj - Shërbimi i Sigurimit të Brendshëm i Britanisë, MI5, njoftoi të mërkurën rritjen e nivelit të kërcënimit terrorist nga i moderuar në i konsiderueshëm.
Zyrtarët e MI5-ës cituan një kërcënim terrorist në Irlandën e Veriut. Paralajmërimi sinjalizon një sulm të mundshëm terrorist në Angli, Skoci ose Uells.
Një zëdhënës i shërbimit tha se kërcënimi më i madh janë disidentët e Irlandës së Veriut. Kërcënimi nga një sulm terrorist ndërkombëtar në Mbretërinë e Bashkuar mbetet gjithashtu i pandryshuar, që do të thotë se sulmet janë shumë të mundshme.
Më parë këtë vit një grup separatist i ashtuquajtur IRA e Re mori përgjegjësinë për vrasjen e një oficeri në një burg të Irlandës së Veriut.