10 Janar 2025

Britania mund të dale nga BE

Londër, 12 gusht - Thellimi i krizës në Eurozonë mund të çojë në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian paralajmëron një nga bankat më të mëdha në botë të investimeve.

Gjiganti japonez Nomura, në një raport të dërguar klientëve të saj nëpër botë thekson se qeveria e Londrës mund te detyrohet te percaktoje shume shpejt nje date per nje referendum per te ardhmen e marredhenieve te saj me Bashkimin Evropian.

Kjo eshte hera e pare qe nje banke globle nxjerr nje raport kaq te forte per perkeqesimin e marredhenieve te Londres me Brukselin.

Nje mendim te ngjashem e hodhi perpara disa ditesh edhe ish kryeministri britanik Toni Bler.

Duke shkruar ne raportin e bankes japoneze hartuesi i saj ish-shefi i ekipit te Blerit per G7 thekson se javet e ardhshme do te jene kritike  ne evolucionin e krizes se Eurozones.

Shume analistë dhe perfaqesues te biznesit, tashme mendojne se Britania do te perfitonte nga largimi nga BE-ja dhe do krijonte lidhje te reja dhe forconte marredheniet me ekonomite e reja ne rritje te Azise, Amerikes Latine dhe Afrikes.

Sipas nje sondazhi te 2000 bizneseve nga Dhoma Britanike e Tregtise së fundli konkludoi se 85 per qind e tyre nuk duan integrim te mëtejshem te Britanise me Bashkimin Evropian.

Nderkohe 47 per qind kerkojne negocimin e nje marredhenieve me pak detyruese ndersa vetem 9 per qind kerkojne integrim te metejshem te vendit ne BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)