10 Janar 2025

Britania model për të ndërtuar një sistem gjyqësor në Kosovë

Londër, 5 tetor - Në vazhdën e vizitës së saj në Britaninë e Madhe, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, sot është takuar me Kryesuesin e Këshillit për Shqiptimin e Dënimeve, gjykatësin, Colman Treasy.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Hoxha shprehu interesim për punën e këtij Këshilli, si dhe efikasitetin e udhëzuesit për shqiptimin e dënimeve i cili hartohet nga Këshilli si udhërrëfyes të cilin e shfrytëzojnë gjykatat gjatë shqiptimit të tyre.

Kryesuesi i Këshillit, njoftoi Ministren Hoxha për rëndësinë e këtyre udhëzuesve dhe suksesin që kanë treguar në praktikë për të mundësuar një konsistencë në vendimmarrje nga ana e gjyqësorit.

Ministrja Hoxha, falënderoi Kryesuesin për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Këshillin, si dhe vlerësoi se konsistenca në vendimmarrje është qenësore për të rritur besueshmërinë e qytetarëve në sistemin gjyqësor, njëkohësisht për të garantuar trajtimin e barabartë të qytetarëve para ligjit.

Në takim, të dyja palët u dakorduan që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë, në mënyrë që sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës të përfitojë nga përvoja e gjatë e Mbretërisë së Bashkuar, për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm gjyqësor.

Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)