Britania merr masa për parandalimin e fluksit të emigrantëve
Londër, 28 janar - Britania e Madhe po merr masa për parandalimin e fluksit të emigrantëve nga Evropa Lindore.
Ministrat duket se kanë gjetur një ide për këtë. Bëhet fjalë për një fushatë reklame e cila do të denoncojë të ftohtin dhe lagështirën në Britani.
Informacioni lidhur me motin e keq besohet se mund të ndikojë.
Fushata është më shumë e fokusuar tek rumunët dhe bullgarët, të cilët në numër shumë të lartë kanë emigruar në Britani.
Një opsion tjetër është dëbimi i tyre tre muaj pas mbërritjes nëse nuk gjejnë punë.
Kurse opsioni tjetër është që rumunëve dhe bullgarëve tu kërkohet të deklarojnë një shumë financiare që do tu sigurojë jetesën për gjashtë muaj.
Ministrat e kanë konsideruar të nevojshme një fushatë pasi duhet korrigjuar përshtypja se rrugët në Britaninë e Madhe janë të shtruara me ar.
Një agjenci pune në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, i ka thënë një gazetari të fshehtë se ka qindra të regjistruar që kërkojnë punë në Britaninë e Madhe.
Kjo vjen për shkak se paga mesatare për një javë në Rumani është 86 paund ndërsa në Bullgari 63.5 paund. Kurse në Britani një person i papunë mund të marrë 71 paund në javë ndihmë.